Federata Gjermane e Futbollit vlerëson Shkodran Mustafin

Futboll

Federata Gjermane e Futbollit vlerëson Shkodran Mustafin

Më: 13 gusht 2025 Në ora: 19:29
Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi është vlerësuar për punën e bërë deri më tani në Kombëtaren gjermane të moshës deri në 17 vjeç, ku punonte si asistent i komisarit teknik Marc-Patrick Meister.

Sipas Federatës Gjermane të Futbollit, 33-vjeçari, prej datës 1 Shtator do të jetë zëvendëstrajner i komisarit teknik të Gjermanisë U-21, Antonio Di Salvo.

“Shkodrani ka treguar gjatë vitit që punoi me ekipin U-17 se mund të ndihmojë të rinjtë që të rriten profesionalisht. Ai njeh shumë prej lojtarëve, me të cilët do të punojë në të ardhmen.

Eksperienca e tij e akumuluar në fushë i jep një tjetër impuls ekipit përfaqësues”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Federatës Gjermane të Futbollit, Andreas Rettig.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat