Sulmuesi shqiptar: Mezi po pres të debutoj

Futboll

Sulmuesi shqiptar: Mezi po pres të debutoj

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 14:42
Marvin Çuni

Marvin Çuni, përforcimi i parë i Sampdorias në këtë merkato, mezi pret të zbresë në fushë me fanellën “blucerchiata”. Në një intervistë për La Repubblica – Genova, sulmuesi ka treguar emocionet dhe pritshmëritë për këtë aventurë të re.

“Çfarë pritjeje… mezi po pres momentin për të nisur. Ky debutim më emocionon, kjo aventurë më tërheq shumë”, u shpreh Çuni, i cili pritet të bëjë paraqitjen e parë në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Spezias.

“Unë nuk jam tipi që bën premtime të mëdha dhe jam dakord me idenë e trajnerit Donati për të ecur me hapa të vegjël, ndeshje pas ndeshjeje. Por, kur vjen te Sampdoria, e di çfarë të pret dhe çfarë ambiciesh duhet të kesh.

Synimi është gjithmonë lart. Ky klub ka histori në Serinë A, tifozët janë mësuar me nivele të mëdha dhe mbështetja e tyre të bën të dyfishosh përpjekjet e tua. Është një motivim i jashtëzakonshëm.”

Çuni foli edhe për largimin nga Rusia:

“Si futbollist duhet të përqendrohesh në fushë, por është e rëndësishme edhe mjedisi ku jeton. Në Rusi, -20°C në dimër… ishte e papërballueshme. Nuk u përshtata dot, futbolli dhe mentaliteti ishin ndryshe. Italia është e mrekullueshme, një vend ku mund të jetosh përgjithmonë.”

Sezonin e kaluar, Marvin Çuni regjistroi 10 paraqitje te Rubin Kazanin (në formë huazimi) në kampionat, por pa mundur te realizonte qoftë një gol.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat