Crystal Palace i anulohet supergoli ndaj Chelsea-s

Futboll

Crystal Palace i anulohet supergoli ndaj Chelsea-s

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 16:37
Pamje nga ndeshja

Chelsea po përballet me Crystal Palace në “Stamford Bridge”, për javën e parë të sezonit të ri në Premier League.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Në minutën e 13-të, miqtë gjetën golin me Eberechi Eze, i cili ekzekutoi një goditje perfekte dënimi. 

Në mënyrë të habitshme, goli u anulua nga VAR, duke ngjallur polemika dhe debate të shumta mes tifozëve.

Në njoftimim zyrtar, VAR shpjegon pse u anulla goli i Eze. “Pas rishikimit, numri gjashtë i ekipit mik, Marc Guehi, është më pak se një metër larg murit kur goditja është bërë.

Prandaj, është një goditje e lirë indirekte dhe një gol i anuluar”, thuhet në njoftimin e VAR.

Pavarësisht këtij sqarimi, shumica e tifozëve, nisur nga komentet në rrjetet sociale të PL, mendojnë se ishte një vendim i gabuar i VAR dhe një vjedhje e hapur ndaj Crystal Palace.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat