Synojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë

Futboll

Synojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 12:06
klodian arberi

Tomori është një nga skuadrat pretendentë në Kategorinë e Dytë në këtë sezon për t’u shpallur kampionë.

Beratasit tashmë kanë nisur punën për sezonin e ri dhe gjithçka e kanë nisur me tranerin.

Në krye të skuadrës është prezantuar Klodian Arbëri. Për ëktë të fundit është një rikthim në Berat, teksa padiksutim ka gjithë mbështetjen e beraasve.

Si një ish-sulmues dhe goleador, Arbëri do të synojë që në stolin e Tomorit të lërë gjurmë si trajner. Padiksutim që synohen vendet e para në kampionat, të cilat të japin mundësinë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Tashmë pas prezantimit të trajnerit, te Tomori do të nisë menjëherë stërvitja për sezonin e ri. Siç dihet Kategoria e Dytë është parashikuar të startojë më 27 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat