Ronaldo jep asistim vendimtar, eliminon ekipin e shqiptarit

Futboll

Ronaldo jep asistim vendimtar, eliminon ekipin e shqiptarit

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 16:25
Al Nasr

Al Nasr është finalistja e parë e Superkupës së Arabisë Saudite.

Skuadra e Cristiano Ronaldos arriti të fitojë duke mposhtur me shifrat 2:1 Al Itihad

Goli i parë erdhi nga Sadio Mane në minutën e 10′ falë një asisti të Brozoviç dhe baraspesha erdhi në të 16-ën ku rol luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.

Al Nasr u godit në të 25-ën kur ngeli me 10 lojtarë për shkak se autori i golit, Sane u ndëshkua me karton të kuq. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën u shfaq ylli portugez, Ronaldo i cili i dha asist Zhoao Feliks duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Pavarësisht tentativave për të shënuar gol ndeshja u mbyll kështu. CR7 “fluturon” në finalen dhe Mario Mitaj e Benzema i japin lamtumirën Superkupës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat