Alonso debuton me Real Madridin në La Liga

Futboll

Alonso debuton me Real Madridin në La Liga

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 17:28
Xabi Alonso

Xabi Alonso kthehet në La Liga pas 11 vjetësh, por jo si lojtar.

Ai tashmë ka ardhur në krye të klubit për të cilin kishte luajtur, pra, të Real Madridit.

Spanjolli nuk pati sukses në Kupën e Botës për klube por pati paraqitje solide në ndeshjeq miqësore që i prinë edicionit të ri.

Ndërkaq me sot fillon sfida e parë e këtij stinori për të dhe Mbretërit. Ata luajnë kundër Osasunës me fillim nga ora 21:00.

Pa dyshim ekziston kërshëri e madhe për të parë se me çfarë formacioni do të dalë në fushë ish-trajneri i Bayer Leverkusenit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat