Talenti i Realit merr çmimin e golashenuesit më të mirë

Futboll

Talenti i Realit merr çmimin e golashenuesit më të mirë

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 18:36
Gonzalo Garcia

Futbollisti i talentuar i Real Madridit, Gonzalo Garcia ka fituar çmimin e golashenuiesit më të mirë në Kupën e Botës për Klube.

Sulmuesi 21-vjeçar shkëlqeu në këtë turne duke e shpërblyer besimin e trajnerit Xabi Alonso, i cili besoi te talenti i tij.

Garcia arriti të shënonte katër gola dhe gjithashtu bëri edhe një asist.

Ai shënoi gola në katër ndeshje, ndaj Al Hilal, Salzburg, Juventus dhe Borusia Dortmund.

Spanjolli fitoi garën me Angel di Marian e Benficas, Serhou Guirassy e Dortmundit dhe Marcos Leonardo e Al Hilal, të cilët shënuan po ashtu nga katër gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat