Beckenbaueri i Ferizajt 

Futboll

Beckenbaueri i Ferizajt 

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 11:58
Skënder Ramadani

Skënder Ramadanin shpesh e quanin  Beckenbaueri i Ferizajt, një krahasim i madh, pasi Franz Beckenbauer ishte një nga mbrojtësit  më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.

Ky epitet iu dha jo rastësisht: Luante me elegancë, qetësi  por shpesh me agresivitetin tipik te tolerueshëm dhe vizion, ashtu si gjermani i famshëm.

Ishte lider në fushë dhe jashtë saj, duke mbajtur shpesh edhe shiritin e kapitenit të KF Borci i Ferizajt (sot KF Ferizaj).

Shërbente shtyllën e mbrojtjes, por njëkohësisht dinte të ndërtonte lojën nga prapa, një cilësi e rrallë për kohën.

Nëpër media kohëve të fundit, për të janë thënë fjalë miradije si: Një futbollist i madh dhe një personalitet i jashtëzakonshëm.
Beckenbaueri i Ferizajt që la gjurmë të pashlyeshme në futbollin e Kosovës.

Sportist shembullor, intelektual i respektuar dhe një ndër ekonomistët e parë ferizajas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat