Rrahmani shënon për fitoren e skuadrës çeke

Futboll

Rrahmani shënon për fitoren e skuadrës çeke

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 23:10
Albion Rrahmani

Rrahmani shënon për fitoren e rëndësishme të Spartës në play-offin e Ligës së Konferencës!

Albion Rrahmani ishte sërish protagonist për Spartën e Pragës.

Sulmuesi shënoi në fitoren 2:0 ndaj ekipit letonez, Riga në play-offin e Ligës së Konferencës.

Ndonëse nuk ishte startues dhe u inkuadrua në lojë tek në minutën e 67-të, kjo nuk e demotivoi Rrahmanin të shënonte.

Ai realizoi në minutën e 90-të për një fitore shumë të rëndësishme të çekëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat