Mourinho: Unë kam luajtur kundër Barçës me 10 mbrojtës

Futboll

Mourinho: Unë kam luajtur kundër Barçës me 10 mbrojtës

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 10:21
Mourinho

Jose Mourinho komentoi barazimin 0-0 në shtëpi kundër Benfica, në prag të Champions League.

Ndeshja u ndikua nga skema shumë mbrojtëse e portugezëve, sidomos pas minutës së 71-të, kur Florentino u përjashtua dhe skuadra e Mou pati epërsi numerike.

Megjithatë, Benfica arriti të mbante barazimin, duke e lënë eliminatoren plotësisht të hapur për sfidën e kthimit në stadiumin e saj.

“Të kritikosh Benfica pse u mbrojt? Unë kam luajtur kundër Barçës me 10 mbrojtës”, deklaroi Mourinho, duke mbrojtur strategjinë e kundërshtarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat