Bayern gjen zëvendësuesin e Musialës

Futboll

Bayern gjen zëvendësuesin e Musialës

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 16:24
Bayern

Florian Plettenberg ka zbuluar lojtarin që po ndjek Bayern në ditët e fundit.

Bëhet fjalë për Fabio Viera, lojtar i Arsenalit, i huazuar te Porto.

Ai është 25 vjeç dhe është lojtar polivalent: mund të luajë si trekuartist, mund të luajë si 8-sh ose si sulmues krahu.

Gazetari ka theksuar se Bayern ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjencinë e mesfushorit, GestiFute, drejtuar nga agjenti Jorge Mendes.

Viera mund ta nisë menjëherë si titullar, edhe pse tek Arsenali nuk u bë një i tillë.

Pse? Sepse Musiala do të mungojë për rreth 3 muaj për shkak dëmtimi dhe kjo do t’i jepte shanse të mira aktivizimi. Bayern po mendon ta huazojë me të drejtë blerjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat