Reprezentuesi i  Kosovës çmend gjermanët, shënon kundër Bayerit

Futboll

Reprezentuesi i  Kosovës çmend gjermanët, shënon kundër Bayerit

Nga: K.G. Më: 23 gusht 2025 Në ora: 16:23
Fisnik Asllani feston golin me shokë

Fisnik Asllani ka treguar formë të në nivelin e elitës së futbollit gjerman.

Hoffenheim si mysafire e ka befasuar Bayer Leverkusenin, duke e mposhtur me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së parë.

Reprezentuesi i Kosovës, Asllani, ka shënuar në minutën e  25-të për Hoffenheimin në Leverkusen.

Nga afërsia e me mjeshtri e la të shtangur portierin vendas.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 6-të me golin e futbollistit Quansah.

Asllani ishte protagonist i barazimit (1:1).

Goli i parë në Bundesliga dhe kundër Bayerit.

Në minutën e 52-të, Asllani përsëri protagonist, kësaj radhe ka asistuar për golin e dytë, ndërsa Lemperle shënoi për 1:2.

Hoffenheim renditet në vend të gjashtë me 3 pikë e Bayer në të 13-tin me 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat