Sulmuesi i Skënderbeut transferohet te Kastrioti

Futboll

Sulmuesi i Skënderbeut transferohet te Kastrioti

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 17:18
Xhixho

Sulmuesi i talentuar korçar, Skerdi Xhixho, do të vijojë karrierën te skuadra e Kastriotit në Kategorinë e Parë. 

20-vjeçari i cili së fundmi ishte pjesë e të rinjve të Skënderbeut, ku edhe u shpallën kampionë me bashkëmoshatarët e tij, do të kërkojë të lerë gjurmë në Kategorinë e Parë me fanellën e skuadrës krutane të drejtuar nga trajneri Ndreu. 

Xhixho është huazuar nga klubi korçar, teksa i është besuar menjëherë vendi i titullarit në duelin ndaj Besës së Kavajës.

Së bashku me Dejvid Kapllani dhe Edmond Hoxhën do të krijojnë repartin ofensiv te skuadra krutane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat