Rriten gjasat për kalimin e Ermal Krasniqit te Legia

Futboll

Rriten gjasat për kalimin e Ermal Krasniqit te Legia

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 20:13
Ermal Krasniqi

Skuadra e Sparta Pragës është duke luajtur ndaj Dukla Prague në raundin e gjashtë në elitën e futbollit çek.

Në 11-she, e as në stol nuk figuron emri i Ermal Krasniqit.

Për këtë arsye rritën gjasat që Krasniqi të transferohet te Legia e Polonisë.

Raportohet se tashmë futbollisti ka arritur marrëveshje me klubin polak në formë huazimi.

Kujtojmë që te Sparta e Pragës tashmë ka mbetur vetëm Albion Rrahmani nga shqiptarët, pasi gjatë afatit u larguan edhe dyshja: Qazim Laci dhe Indrit Tuci..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat