Skuadra shqiptare ëndërron Europën

Futboll

Skuadra shqiptare ëndërron Europën

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Drita do të luajë sot në transfertën e Diferdanzh.

Kampionët e Kosovës janë vetëm një hap larg grupeve të Ligës së Konferencës, pasi e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

Tifozët e skuadrës nga Luksemburgu besojnë te mrekullia.

Për këtë i kanë blerë të gjtha biletat në dispozicion. Do të jenë 2400 tifozë në “Stade Municipal de la Ville de Differdange”.

“Ne i kemi shitur të gjitha për mbrëmjen e sotme. Të lutem mos hajdeni në stadium, nëse nuk keni një biletë”, shkruan klubi i Diferdanzh. Në anën tjetër njofton tifozët për një tjetër grumbullim jashtë stadiumit.

Të dyja skuadrat kërkojnë që të luajnë për herë të parë në grupet e Europës. Për këtë është një ndeshje historike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat