Tottenhami arrin marrëveshje për Xavi Simons

Futboll

Tottenhami arrin marrëveshje për Xavi Simons

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 09:21
Xavi Simons.

Tottenham Hotspur ka bërë një goditje të madhe në merkato, duke arritur marrëveshje për transferimin e talentit holandez, Xavi Simons.

Londinezët do të paguajnë plot 60 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit, një shumë që e bën atë një nga blerjet më të mëdha në historinë e klubit.

Simons, i cili u rrit në akademinë e Barcelonës dhe më pas shkëlqeu me PSV Eindhoven e PSG, shihet si një nga talentet më premtues në futbollin europian.

Performancat e tij mbresëlënëse në sezonin e kaluar, si dhe roli vendimtar me Holandën në arenën ndërkombëtare, e kanë bërë një objektiv të shumë skuadrave të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat