Askush nuk i afrohet këtij “rekordi”

Futboll

Askush nuk i afrohet këtij “rekordi”

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 12:09
Jose Mourinho

Jose Mourinho nuk i ka kursyer surprizat as në aventurën e tij të fundit.

Pas shkarkimit të papritur nga Fenerbahçe, tekniku portugez, i njohur si “Special One”, do të përfitojë rreth 15 milionë euro nga klubi turk, pasi kontrata e tij, e cila ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2026, u ndërpre para kohe.

Ky është skenar që përsëritet shpesh në karrierën e 62-vjeçarit, i cili ka bërë histori jo vetëm me fitoret dhe trofetë e shumtë, por edhe me pagesat rekord që ka marrë nga shkarkimet e papritura (prishjet e kontratave në mënyrë të njëanshme).

Në total, Mourinho ka përfituar mbi 108 milionë euro nga ndërprerjet e kontratave, shifër e jashtëzakonshme, që e bën atë një nga trajnerët “më të paguar” në këtë aspekt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat