Përballen me Tiranën në javën e dytë

Futboll

Përballen me Tiranën në javën e dytë

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 14:28
Partizani-Vora

Vora debutoi në Kategorinë Superiore të dielën të mbrëmje ku u mund nga Partizani në transfertë me rezultatin 1-0.

Kampionët e Kategorisë e Parë do të presin të dielën në mbrëmje ekipin e Tiranës.

Për shkak se stadiumi i tyre është në rikonstruktin, Vora do të presë bardheblutë në stadiumin e Laçit. Përpara se të sfidojnë ekipin historik të Shqipërisë, “Blutë” janë besimplotë për sfidën ndaj Tiranës.

“Këtë të diel na pret një ndeshje e rëndësishme, ku do të luftojmë deri në minutën finale.”, shkruan Vora në rrjetet sociale, duke premtuar për maksimumin përballë Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat