UEFA përballet me kërkesë të veçantë nga disa klube

Futboll

UEFA përballet me kërkesë të veçantë nga disa klube

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 17:37
UEFA

UEFA është testuar nga disa klube në Europë, që në mënyrë jo zyrtare kanë kërkuar të mos luajnë përballë Makabi Tel Avivit. Këto të fundit janë të vetmit përfaqësues nga Izraeli, që do të luajnë në grupet e një kompeticioni europian.

Sot u hodh shorti për Ligën e Europës dhe Makabi “peshkoi” Aston Vilën, Dinamo Zagrebin, Lionin, Paokun, Midtjilland, Freiburgun, Bolonjën, Shtutgartin.

Makabi do të luajë dy transferta në Gjermani, si dhe në Angli e Greqi. “The Times” ka publikuar shqetësimet që po lindin në futboll për shkak të luftës me Izrael-Gaza.

Klubet e Izraelit nuk ndalohet, që të luajnë në Europë. Shqetësimi i raportuar nga Anglia sa vjen dhe shtohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat