Lojtari shqiptar ka dhënë dritën e gjelbër për t’u larguar

Futboll

Lojtari shqiptar ka dhënë dritën e gjelbër për t’u larguar

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 13:08
Luis Hasa

Luis Hasa pritet të ndërrojë skuadër në këto ditë të fundit të merkatos.

Mesfushori shqiptar nuk ka gjetur hapësirë në Napolin e Kontes dhe largimi do të ishte zgjedhja më e mirë për të.

Sipas Nikolo Shirës, vetë lojtari ka dhënë dritën e gjelbër për të marrë minuta në një tjetër ekip.

Ofertat për të nuk mungojnë. Dy klube italiane kanë shfaqur interes për shërbimet e Hasës.

Bëhet fjalë për Palermon dhe Sampdorian. Dy klubet e Serisë B dëshirojnë të bëjnë lojtarin shqiptar pjesë të organikës së tyre në formë huazimi deri në verën e ardhshme. Me dy oferta në tryezë, zgjedhja mbetet në duart e Luis Hasës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat