Liçina: Bashkimi synon fitore

Futboll

Liçina: Bashkimi synon fitore

Nga: K.G. Më: 30 gusht 2025 Në ora: 13:25
Bashkimi

Në derbin e javës së katërt në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Bashkimi do të kërkojë pikë të reja kundër Struga Trim Lum. Ndeshja luhet në orën 16:30 dhe në stadiumin në Kumanovë.

"Luajmë kundër Struga Trim Lum, e cila ka performancë njëqind për qind, tre fitore nga tre ndeshje.

Ne u përgatitëm për këtë ndeshje si për çdo ndeshje deri më tani.

Patëm një fillim të mirë të sezonit dhe duam që e njëjta të vazhdojë edhe pas kësaj raundi", tha futbollisti i Bashkimit, Esmin Liçina.

"Do të jetë e vështirë, por Bashkimi synon fitoren në çdo ndeshje, veçanërisht kur luajmë në shtëpi. Do të bëjmë çmos për ta fituar edhe këtë ndeshje", tha futbollisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat