Gjyshi i ndërroi jetë dje, lojtari nga Kosova shënon në Rusi dhe shpërthen në lot

Futboll

Gjyshi i ndërroi jetë dje, lojtari nga Kosova shënon në Rusi dhe shpërthen në lot

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 13:43
Mirlind Daku

Mirlind Daku ka gjetur rrugën e rrjetës me Rubin Kazan ditën e sotme.

Futbollisti i Kombëtares shënoi për të tijjtë në minutën e 16-të të sfidës që Rubin Kazan po zhvillon me Orenburg. Duel ky i vlefshëm për javëne  7-të të Premier League.

Një gol i cili padiksutim ka shkuar për gjyshin e tij, i cili ka ndërruar jetë një ditë më parë.

E në një moment të tillë sigurisht që lotët “pushtuan” Dakun dhe emocionuan të gjithë tifozët.

Sylvinho e ftoi në Kombëtare, pllakos zia në familjen e Mirlind Dakut, sulmuesi në lot

Ndërkohë për sulmuesin ky është goli numër 6 në këtë sezon në 10 ndeshje të luajtura, teksa ka dhënë edhe 1 asist.

Gjithashtu kujtojmë se është një nga të grumbulluarit e Sylvinhos për miqësoren me Gjibraltarin dhe sfidën me Letoninë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat