Flamurtari merr pikë

Futboll

Flamurtari merr pikë

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 18:20
Flamurtari

Flamurtari dhe Bylisi kanë shtyrë takimin me fitoren e parë të këtij sezoni në Superiore, pas një barazimi të çmendur mes tyre në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.

Vlonjatët u dukën se do të gjenin fitoren lehtësisht pasi shkuan shpejt në avantazhin e 2 golave, por Bylisi shkurtoi diferencën dhe pastaj barazoi shifrat pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë.

Një gol i Maksutit ktheu përsëri para vlonjatët, por përgjigja e Ualison, i cili plotësoi dygolëshin ashtu si sulmuesi i Flamurtarit, barazoi sfidën dhe bëri që skuadrat të ndanin pikët me shifrat 3:3.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat