Ndahet nga jeta arbitri shqiptar i FIFA-s

Futboll

Ndahet nga jeta arbitri shqiptar i FIFA-s

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare Lulëzim Konçi, një prej figurave të njohura të arbitrimit shqiptar dhe ndërkombëtar.

Konçi ka mbajtur stemën e FIFA-s për vite me radhë, duke përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare.

Karriera e tij nisi në vitin 1965 pranë sektorit të arbitrimit, ku fillimisht gjykoi në Kategorinë e Parë.

Image

Lulëzim Konçi

Në fillim të viteve ’70, ai u bë gjyqtar ndërkombëtar deri në tërheqjen nga fusha, diku rreth vitit 1990.

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Konçi për këtë humbje të madhe. Vdekja e tij lë pas një boshllëk në komunitetin sportiv shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat