Gjilani me mungesa ndaj Prishtinës

Futboll

Gjilani me mungesa ndaj Prishtinës

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 15:10
Gjilani

Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinë do jetë dueli kryesor i xhiros së tretë në elitën e futbollit .

Dy skuadrat me traditë në futbollin kosovar do të përballen ndërmjet tyre këtë të diel (31 gusht) në stadiumin ndihmës në Gjilan nga ora 16:30.

:"Kryetrajneri i skuadrës, Ardian Nuhiu do jetë me dhimbje koke për këtë takim, pasi që grupi nuk është i kompletuar me mungesat e Redi Kasas, Shqiprim Taipit, Edison Kqikut dhe Haris Isufit.

Megjithatë, atmosfera ka qenë në nivel te “kuqebardhët” gjatë gjithë javës, pavarësisht nisjes jo të mirë të kampionatit. Në përballje me kryeqytetasit “Skifterat” synojnë të nisin ecurinë e rezultateve pozitive.

Pas kësaj ndeshje ekipi shkon në pushimin e kombëtareve, për t’u rikthyer me ndeshje pas dy javëve", njofton SC Gjilani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat