Hyseni gati për Llapin në sfidën me Dritën

Futboll

Hyseni gati për Llapin në sfidën me Dritën

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2025 Në ora: 21:18
Tahir Batatina e Muhamet Hyseni

Llapi është para sprovës së madhe me kampionin në fuqi Dritën e Gjilanit. 

Përballja luhet nesër në orën 16.30 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Sulmuesi Muhamet Hyseni është gati për sfidën e nëserme.  

“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e sulmuesit Muhamet Hyseni, i cili vjen në formë huazimi nga klubi danez AC Horsens deri në fund të këtij edicioni.

Golashënuesi më i mirë i Superligës 2023/24 me 26 gola, pjesë e formacionit të vitit dhe Kombëtares së Kosovës, ka zgjedhur të rikthehet në ekipin e zemrës, ndonëse kishte oferta të shumta edhe nga klube të tjera.

Dokumentacioni tashmë është kompletuar dhe ‘Momo’ do të jetë i gatshëm të ndihmojë ekipin që nga ndeshja e nesërme derbi ndaj Dritës.

Mirë se erdhe në shtëpi, Momo! Na priftë e mbara dhe me sa më shumë gola për klubin tënd të zemrës" ,  njofton KF Llapi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat