Një ish i Serie A në radhët e Egnatias

Futboll

Një ish i Serie A në radhët e Egnatias

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 19:08
Pamje

Altin Kryeziu është futbollisti më i ri i Egnatias.

Mesfushori 23-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Laçin, për të nisur një të re me kampionët e Superiores.

Me rrogozhinasit, Kryeziu ka firmosur kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Ai ka një të shkuar të pasur, pasi ka luajtur në Serie A me Torinon. Gjithashtu është aktivizuar për Kranj, SPAL, Virton, Tabor Sezan dhe Maribor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat