Gjermania merr vendimin e papritur për shqiptarët

Futboll

Gjermania merr vendimin e papritur për shqiptarët

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 19:12
Weiper dhe Gruda

Kombëtarja e Gjermanisë për moshën U-21 ka bërë publike së fundmi emrat që do të jenë në dy ndeshjet e radhës, atë kundër Shqipërisë në “Elbasan Arena”, miqësore dhe takimi me Letoninë (Kualifikueset për Euro 2027).

Sulmuesit me origjinë shqiptare që kërkohen prej Sylvinhos, Brajan Gruda dhe Nelson Weiper bëjnë pjesë në listën e “Pancerave”.

Interesante është se në datën 5 shtator, ata do të vijnë në Shqipëri, teksa do të përballen me grupin e Alban Bushit, stadiumi “Elbasan Arena”.

Image

Lista

Për aq kohë sa trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann nuk i fton dhe nuk i inkuadron në ndeshje zyrtare, Kombëtarja shqiptare ka shpresa për këtë dyshe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat