Osmani: Edhe stadiumi i Prizrenit po bëhet

Futboll

Osmani: Edhe stadiumi i Prizrenit po bëhet

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 13:03
Pamje

Projekti për rinovimin e stadiumit të Prizrenit “Përparim Thaçi” është në fazën finale të procedurave dhe së shpejti do të nënshkruhet kontrata.

Kjo është bërë e ditur nga zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

“Edhe stadiumi i Prizrenit po bëhet! Jemi në prag të nënshkrimit të kontratës për një projekt me vlerë trembëdhjetë milionë euro, që parasheh modernizimin e plotë të stadiumit në një arenë moderne sipas standardeve të UEFA-së, me kapacitet prej 7 mijë e 750 ulësesh”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, ky investim nuk është vetëm lajm i mirë për klubin historik Liria, por edhe për gjithë komunitetin sportiv dhe tifozët prizrenas që presin një infrastrukturë dinjitoze për futbollin në qytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat