Celta me vendim të ri për trajnerin

Futboll

Celta me vendim të ri për trajnerin

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 23:06
Claudio Giráldez

Celta de Vigo ka ndërmarrë hapa për të siguruar të ardhmen e trajnerit të saj aktual, Claudio Giráldez, i cili në vetëm një vit e gjysmë ka revolucionarizuar skuadrën galiciane.

Me besimin te akademia, lidhjen me tifozët dhe arritjen e kualifikimit në Europa League, ai ka fituar respekt të madh në Balaídos.

Edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, Giráldez ka shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar më gjatë te Celta.

Megjithatë, interesimi i raportuar nga Bayer Leverkusen, që e sheh si pasues të mundshëm të Erik ten Hag, ka ngritur shqetësime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat