Kush janë 3 lojtarët që nuk e bindën trajnerin?

Futboll

Kush janë 3 lojtarët që nuk e bindën trajnerin?

Më: 7 shtator 2025 Në ora: 12:32
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel nuk ishte i kënaqur me performancën e skuadrës së “Tre luanëve” në fitoren 2-0 ndaj Andorrës në kualifikueset për Kupën e Botës. Ai ka pakënaqësi sidomos me tre lojtarë.

Të martën Anglia udhëton në Beograd për t’u përballur me Serbinë. Tuchel pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër.

“Mendoj se na munguan aksionet që përshpejtojnë aksionet. Eberechi Eze nuk pati ditën e tij më të mirë. Madueke mund të bënte më mirë në ofensivë.

Marcus Rashford pati momente të mira, por nuk arriti t’i shfrytëzonte. Tani do të tregojmë diçka në Beograd”, u shpreh tekniku gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat