Bastet befasojnë për ndeshjen Kosovë – Suedi

Futboll

Bastet befasojnë për ndeshjen Kosovë – Suedi

Nga: K.Goca Më: 7 shtator 2025 Në ora: 13:46
Kosova

Bastet ndërkombëtare e shohin Suedinë si favorit të madh ndaj kombëtares së Kosovës në futboll.

Kosova do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri:” në Prishtinë, megjithatë nga bastet Suedia hiqet super favorite.

Për fitoren e Suedisë koeficienti sillet 1.70 e 1.75, për barazim 3.75 dhe për triumfin e Kosovës 4.20 eventualisht 5.00.

Image

Bastet

Ndeshja luhet nesër në orën 20.45.

Suedia e nisi me barazim në udhëtim, me rezultat 2:2 me Slloveninë dhe Kosova pësoi humbje (4:0) në Basel nga Zvicra, në kuadër të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat