Vojvoda: I kemi humb 3 pikë, jo 10

Futboll

Vojvoda: I kemi humb 3 pikë, jo 10

Më: 7 shtator 2025 Në ora: 17:35
Vojvoda

Kombëtarja e Kosovës po mban konferencën zyrtare për media, para ndeshjes ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Bashkë me përzgjedhësin Franco Foda, në konferencë u paraqit edhe Mërgim Vojvoda.

“Nesër duhet me tregu që jemi më të uritur se Suedia, edhe kjo ka me qenë pika kryesore nesër. Ne e dimë se i kemi humbur tri pikë, nuk janë 6 apo 10.

Kemi mundësi hala për me u kualifiku. Sa të ka gjasa duhet me luftu me mundësitë tona”, tha Vojvoda.

Kosova përballet me Suedinë nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat