Shkatërrohet në Kiev shtëpia e mesfushorit të Benfikës

Futboll

Shkatërrohet në Kiev shtëpia e mesfushorit të Benfikës

Më: 7 shtator 2025 Në ora: 20:37
Pamje

Mesfushori ukrainas i Benfikës, Georgiy Sudakov, ndau sot në rrjetet sociale foto të shtëpisë së tij në Kiev, pasi ajo u bë shënjestër e një sulmi rus natën vonë.

Sulmi me dron dhe raketa ndodhi ndërsa familja e lojtarit ishte në shtëpinë e tyre.

“Kështu duket shtëpia ime pas mbrëmjes së sotme”, shkroi lojtari ndërkombëtar ukrainas në Instagram, duke ndarë imazhe që tregojnë shkatërrimin në kompleksin rezidencial në kryeqytetin ukrainas ku jeton familja e tij.

“Gruaja, vajza dhe nëna ime ishin në shtëpi në atë kohë”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat