Gattuso kërcënon kundërshtarin dhe pastaj vendos paqen

Futboll

Gattuso kërcënon kundërshtarin dhe pastaj vendos paqen

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 23:41
Pamje

Ndeshja mes Izraelit dhe Italisë kishte në fund të çmendur, pasi u vulos me 9 gola dhe një sukses dramatik 5:4 falë një rrjete të tundur nga Tonali në shtesë.

Dhe në fund lojtarët e dy skuadrave nuk mbajtën dot nervat.

Donaruma ishte fillimisht ai i cili iu kundërvu lojtarëve izraelitë, ndërsa më pas në fushë hyri edhe trajneri Gattuso, i cili iu drejtua Turgeman me një “qepe gojën” kërcënues.

Situata nuk po qetësohej dhe pat një përplasje mes lojtarëve të të dy skuadrave.

Këtë radhë, Gattuso ndërhyri duke larguar lojtarët e tij, për të vendosur përfundimisht paqen në fushë dhe duke çuar futbollistët të merrnin duartrokitjen poshtë tribunës së tifozëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat