Bayerni e poston një foto të këngëtares së famshme shqiptare

Futboll

Bayerni e poston një foto të këngëtares së famshme shqiptare

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 13:51
Dua Lipa

Bayern Munihu e ka postuar një fotografi të Dua Lipës, e cila shihet e veshur me një fanellë të gjigantit bavarez.

Klubi më i madh gjerman ndërkohë kësaj fotografie ia përcolli një mesazh.

“E kuqja është definitivisht ngjyra e jote, Dua Lipa”, shkroi Bayerni në faqen zyrtare të tij në rrjetet sociale, ndërsa postimit ia përcolli edhe dy “emoji”.

Image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila është rritur në Angli, është tifoze e futbollit.

E Bayerni e kishte fatin që ajo ta vishte pikërisht fanellën e këtij klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat