Bayern ka frikë nga Liverpooli

Futboll

Bayern ka frikë nga Liverpooli

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 19:12
Michael Olise

Bayern ka hartuar një plan konkret për të penguar largimin e Michael Olise në verën e ardhshme.

Deri tani, Real Madrid dhe Liverpool janë dy klubet që kanë shfaqur interes për yllin francez, i cili është blerë 50 mln euro dhe sot vlerësohet 100 mln euro (sipas Transfermarkt).

Paga e tij aktuale në Mynih është 13,5 mln euro në vit (bruto). Bayern do të nisë negociatat për rinovim sa më të shpejtë me të, edhe pse Olise ka edhe 4 vite kontratë në “Allianz Arena”.

Me kontratën e re, paga e tij do të rritet në 19-20 mln euro në vit (bruto). Lojtarët më të paguar te Bayern aktualisht janë Harry Kane (25 mln euro), Jamal Musiala (18 mln euro plus 6 mln euro bonuse), Joshua Kimmich (20 mln euro) dhe Alphonso Davies (15 mln euro plus 5 mln euro bonuse).

Me pak fjalë, me pagë bazë Olise do të jetë ndër tre lojtarët më të paguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat