Barcelona zyrtarizon rikthimin e Thiago Alcantaras

Futboll

Barcelona zyrtarizon rikthimin e Thiago Alcantaras

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 19:16
Flick e Alcantara

Barcelona e ka zyrtarizuar rikthimin e Thiago Alcantaras.

Brazilini sot kishte ditën e parë si trajner në stafin e Hansi Flick.

”Thiago nisi punën sot si anëtar i stafit të trajnerëve të ekipit të parë si ndihmës trajner i Hansi Flick.

Roli i tij do të përfshijë ndihmën me aspektet taktike dhe përgatitjen e seancave stërvitore, ndër të tjera, duke sjellë përvojën dhe vizionin e tij për lojën për të pasuruar punën e përditshme të skuadrës.”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat