Tirana do të përballet me Flamurtarin

Futboll

Tirana do të përballet me Flamurtarin

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 11:36
Tirana

Ditën e sotme ngre siparin java e 3-të e Superiores.

Pikërisht sot do të zhvillohen 3 sfida mjaft interesante në Tiranë, Ballsh dhe Shkodër.

Duke nisur prej orës 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me Flamurtarin.

Në po të njëjtën orë zhvillohet edhe ndeshja mes Bylisit dhe Egnatias në “Adush Muça” të Ballshit.

Ndërsa 3 orë më vonë nis edhe supersfida e kësaj jave të Superiores. Vllaznia dhe Partizani do të “përplasin brirët” në stadiumin “Loro Boriçi” ku qëllimi kryesor janë 3 pikët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat