Luis Enrique shfaqet ne konferencë “i fashuar”

Futboll

Luis Enrique shfaqet ne konferencë “i fashuar”

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 14:54
Luis Enrique

Luis Enrique u shfaq në konferencë për shtyp me dorën në mbajtëse, pas aksidentit me biçikletë që i shkaktoi frakturë në klavikul, por nuk ka ndërmend të ndalet.

Trajneri i PSG do të jetë në pankinë në ndeshjen e Ligue 1 kundër RC Lens, të dielën në “Parc des Princes”.

Spanjolli, i vendosur të japë shembull force dhe profesionalizmi, zhvilloi normalisht seancën stërvitore dhe i qetësoi të gjithë: “Kam udhëhequr stërvitjen si zakonisht. Nesër do të jem gati për ndeshjen kundër Lens”.

Edhe pse me një dëmtim serioz, Luis Enrique nuk pranon justifikime:

“Aksidenti im nuk do të ndryshojë asgjë. Jam gati, mund të bëj gjithçka, mund të vazhdoj të punoj si zakonisht”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat