Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Futboll

Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Më: 14 shtator 2025 Në ora: 19:28
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Elfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF në ndeshjen e javës së 23-të në elitën e futbollit suedez.

Gol në këtë takim shënoi edhe mesfushori shqiptar, Besfort Zeneli.

Zeneli shënoi një supergol nga distanca në minutën e 72’të për ta bërë rezultatin në 1:2.

Ky ishte goli i dytë i Zenelit në ligë këtë sezon. Ai ka bërë gjashtë asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat