Drejton PSG-në nga tribuna

Futboll

Drejton PSG-në nga tribuna

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 12:38
Luis Enrique

Luis Enrique nuk ishte në stol gjatë 45’ të para të takimit PSG-Lens pasi me dëshirën e tij preferoi që të shikonte të tijtë në aksion nga larg.

Në fund të takimit të fituar me shifrat 2-0 nga skuadra kampione e Europës, trajneri spanjoll tregoi edhe arsyen e këtij vendimi.

“Kam vënë re trajnerët e ‘rugby’ dhe vendosa që të shikoj një pjesë të ndeshjes nga larg.

E pashë në vendin që i takon gazetarëve pasi kështu mund të krijoj një opinion më të mirë për lojën e skuadrës time. Kur e shikon ndeshjen nga lart e ndjek takimin nga një tjetër perspektivë”, tha Luis Enrique.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat