Dardanet nisin grumbullimin treditor

Futboll

Dardanet nisin grumbullimin treditor

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 20:16
Kombëtarja e Kosovës

Dardanet nisin grumbullimin treditor!

Kombëtarja e Kosovës (vajzat) e ka nisur sot grumbullimin treditor të shtatorit, ku po zhvillon seanca stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj.

Në këtë grumbullim po marrin pjesë kryesisht futbolliste nga kampionati vendor, si dhe tri lojtare që luajnë jashtë vendit.

“Të enjten, Kombëtarja A do të zhvillojë një ndeshje testuese me Kombëtaren U19, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e rëndësishme të ‘play-off’-it kundër Turqisë në fund të tetorit për Ligën B të Ligës së Kombeve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat