Guardiola: E dija që De Bruyne do të përshtatej shpejt te Napolin

Futboll

Guardiola: E dija që De Bruyne do të përshtatej shpejt te Napolin

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 15:12
Pep Guardiola

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli për sfidën e Champions-it ndaj Napolit dhe ish-lojtarit të tij, Kevin De Bruyne: “Pas ndeshjes, padyshim do ta takoj…

Për mua impakti i tij te Napoli nuk është surprizë, lojtarët e këtij niveli përshtaten shpejt. E dija që nuk do t’i duhej shumë kohë për të performuar në nivel të lartë te kampionët e Italisë”.

Në lidhje me Donnarumma shtoi: “Në dekadën e fundit, gjithmonë kemi pasur portierë të jashtëzakonshëm. Gigio vjen pas shumë viteve në nivele të larta dhe, vetëm 26 vjeç, është padyshim një top-portier “.

Guardiola shtoi për Conte dhe punën e tij te Napoli: “Është trajner i klasit botëror, kudo që ka qenë ka bërë mirë, prandaj nuk jam aspak i surprizuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat