Gerrard pritet të marrë drejtimin e skuadrës angleze

Futboll

Gerrard pritet të marrë drejtimin e skuadrës angleze

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 21:46
Steven Gerrard

Legjenda e Liverpool dhe Anglisë, Steven Gerrard, është parashikuar si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Wrexham, duke zëvendësuar Phil Parkinson.

Pas dy promovimeve radhazi, Wrexham po kalon një fillim të vështirë në Championship. Aktualisht, “Red Dragons” renditen në vendin e 21-të në tabelë, me një fitore, një barazim dhe tre humbje në pesë ndeshjet e para të sezonit.

Kjo ka vënë Parkinson nën presion në rritje për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur.

Derisa emra si Gary O’Neil, Sean Dyche, Ruben Selles, Phil Jones dhe Ruud van Nistelrooy janë përfolur për një mundësi drejtimi në Racecourse Ground, emri i Steven Gerrard po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje.

Ish-trajneri i Rangers, Aston Villa dhe Al Ettifaq është i konsideruar një opsion serioz nëse pronarët hollywoodianë të klubit, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, vendosin të ndahen me Parkinson.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat