Mësohet stadiumi se ku do të luajë ndeshjen Barcelona kundër PSG-së

Futboll

Mësohet stadiumi se ku do të luajë ndeshjen Barcelona kundër PSG-së

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 10:29
Pamje nga ndeshja

Stadiumi “Camp Nou” ende nuk është gati dhe Barcelona vazhdon të luajë ndeshjet si vendës në terrene tjera.

Së fundmi, klubi katalunas zbuloi stadiumin për ndeshjen kundër PSG-së.

Më 1 tetor, Barcelona e pret kampionin në fuqi të UEFA Champions League, Paris Saint-Germain.

Dhe kjo ndeshje pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit, Montjuic “Luis Companys”.

Kujtojmë se Barcelona e nisi me fitore sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Newcastle Unitedin me shifrat 2:1. Kurse, PSG-ja fitoi 4:0 ndaj Atalantas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat