Çfarë po ndodh me Brojën?

Futboll

Çfarë po ndodh me Brojën?

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 22:58
Scott Parker dhe Armando Broja

Ekipi i Burnley do përpiqet të rikuperojë hendekun që është krijuar pas 4 javësh në Premier League angleze. \

Dueli i radhës për Scott Parker dhe ekipin e tij është Nottingham Forest, takimi i cili do të mbahet të shtunën, duke filluar nga ora 16:00.

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja mori minutat e para në Premier League si lojtar i Burnley kundër Liverpool.

Edhe pse Anthony dhe Foster bën paraqitje të dobëta kundër “Reds”, sipas “Burnley Express”, trajneri Parker do i besojë sërish këtyre emrave edhe ndaj Nottingham si titullar, tregues se Broja do shpresojë të marrë disa “thërrime” minutash nga stoli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat