Derbi i Liverpoolit i takon kampionit

Futboll

Derbi i Liverpoolit i takon kampionit

Nga: K.G. Më: 20 shtator 2025 Në ora: 15:18
Liverpooli

Kampioni i Anglisë, Liverpooli, ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Evertonit.

Derbi i qytetit të Liverpoolit u përshkrua me rivalitet dhe me fitoren e kampionit në fuqi. 

Evertoni u përpoq me të gjitha forcat por pa sukses për të marrë pikë në konak të Liverpoolit.

Për Liverpoolin shënuan Gravenberch (10') e Ekitike (29') dhe për Evertonin Gueye (58').

Liverpooli nga pesë ndeshje ka po aq fitore duke kryesuar me 15 pikë dhe Evertoni zë pozitën e shtatë ne 7 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat