Tre shqiptarë të Kosovës nuk ia dolën me Bayern Munihun! Harry Kane shënon tre gola

Futboll

Tre shqiptarë të Kosovës nuk ia dolën me Bayern Munihun! Harry Kane shënon tre gola

Nga: K.Goca Më: 20 shtator 2025 Në ora: 17:31
Pamje nga ndeshja

Fisnik Asllani, Leon Avdullahu e Albian Hajdari, u paraqitën nga minuta e parë për Hoffenheimin.

Tre shqiptarët e Kosovës përkundër lojës së mirë me Hoffenheimin, nuk ia dolën si vendas, ku pësuan humbje me rezultat 4:1.

Asllani është zëvendësuar në minutën e 78-të e Avdullahu në të 83-tën.

Harry Kane është shënues i trefishtë, në minutën e 44-të, 48-tën nga penalltia e 77’ – nga penalltia dhe Gnabry (90,8') ishin vendimtarë për fitoren e kampionit.

Për vendasit realizoi Coufal (82’).

Bayerni kryeson me 12 pikë pas javës së katërt në Bundesliga I, ndërsa Hoffenheim renditet në pozitën e gjashtë me 6 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat