Portieri i Shkupit pezullohet për tre ndeshje

Futboll

Portieri i Shkupit pezullohet për tre ndeshje

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2025 Në ora: 13:19
Maximilian Grote

Shkupi nuk do të mbështetet te portieri i tyre, Maximilian Grote.

Ai suspendohet për tre ndeshjet e ardhshme. 

Në duelin kundër Tikveshit, skuadra nga Çairi u mposht 1:0, kurse portieri gjerman u ndëshkua me karton të kuq.

Arsyeja për këtë ishte ndërhyrja e tij e palogjikshme jashtë zonës së penalltisë ndaj Sadikut.

Grote e ngriti këmbën lart dhe e goditi Sadikun në fytyrë.

Pas ndërhyrjes së gjyqtarit Ralevski dhe teknologjisë VAR, Grote u përjashtua direkt me karton të kuq.

Për këtë ai mori pezullim për tre ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat